Lokale - eSIMy

Kosova ka regjistruar edhe 276 raste të reja me virusin korona në Kosovë, pas testimit të 404 mostrave, raporton Llapi.info.

Sipas IKSHPK-së, gjatë 24-orëve kanë vdekur edhe tetë pacientë, të cilët përveç se kanë qenë të infektuar me koronavirus, kanë pasur edhe sëmundje tjera shoqëruese. Numri i viktimave ka arritur në 185.

Siç thuhet në njoftimin e Institutit, 23 raste të reja janë nga Komuna e Podujevës. Prej tyre, 11 janë nga qyteti, 3 në fshatin Bradash, 2 në fshatrat; Sallabajë, Dumnicë dhe Lupç i Poshtëm dhe 1 rast në fshatin Batllavë.

“Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 61 raste, komuna Gjilan 29 raste, komuna Podujevë 23 raste, komuna Gjakovë 22 raste, komuna Vushtrri 22 raste, komuna Prizren 20 raste, komuna Mitrovicë 14 raste, komuna Skenderaj 10 raste, komuna Viti 9 raste, komuna Pejë 7 raste, komuna Fushë Kosovë 7 raste, komuna Rahovec 6 raste, komuna Kamenicë 6 raste, komuna Dragash 5 raste, komuna Malishevë 5 raste, komuna Ferizaj 5 raste, komuna Drenas 4 raste, komuna Klinë 4 raste, komuna Lipjan 4 raste, komuna Suharekë 3 raste, komuna Deçan 3 raste, komuna Obiliq 2 raste, komuna Zubin Potok 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Shtime, Graçanicë dhe Kaçanik”, thuhet në njoftim.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 153 pacientë, duke çuar në total numrin e tyre në  4.027 raste.

Që nga shpërthimi i pandemisë në Kosovë më 13 mars, numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 7.413. Ndërkaq, raste aktive, sipas të dhënave të IKSHPK-së mbesin 3.201./Llapi.info