Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës ka regjistruar të dielën edhe 249 raste pozitive me COVID-19, pas testimit të 2.291 mostra, raporton Llapi.info.
Brenda 24 orëve janë raportuar 3 raste të vdekjes, dukë bërë kështu që numri i tyre të arrijë në 1.523.
“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjakovë 1 rast (84 vjeç), Prishtinë 1 rast (76 vjeç), Prizren 1 rast (78 vjeç)”, thuhet në njoftim.
Siç ka njoftuar IKSHPK, në 24 orët e fundit në Podujevë kanë rezultuar pozitivë 8 persona. Prej tyre, 2 janë në qytet, 2 në fshatin Majac dhe me nga një rast në fshatrat; Gllamnik, Bradash, Sallabajë dhe Shakovicë.
Ndërkaq, në 24 orët paraprake janë shëruar edhe 274 pacientë.
Që prej 13 marsit 2020, e deri më 30 janar 2021, Kosova ka regjistruar 62.25 raste me koronavirus. Prej tyre, 1.523 pacientë kanë vdekur dhe 54.042 janë shëruar. Raste aktive vazhdojnë të jenë 6.693./Llapi.info






