Lokale - eSIMy

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës ka regjistruar sot edhe 245 raste pozitive me COVID-19, pas testimit të 2.6315 mostrave, raporton Llapi.info.

Brenda 24 orëve janë raportuar 3 raste të vdekjes, dukë bërë kështu që numri i tyre të arrijë në 1506.

“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Mitrovicë 1 rast (64 vjeç), Podujevë 1 rast (76 vjeç) dhe Suharekë 1 rast (62 vjeç)”, ka njoftuar IKSHPK.

Siç ka njoftuar IKSHPK, në 24 orët e fundit në Podujevë kanë rezultuar pozitivë 2 persona, tw dytw nga qyteti.

Ndërkaq, në 24 orët paraprake janë shëruar edhe 189 pacientë.

Që prej 13 marsit 2020, e deri më 02 shkurt 2021, Kosova ka regjistruar 60.745 raste me koronavirus. Prej tyre, 1.506 pacientë kanë vdekur dhe 52.810 janë shëruar. Raste aktive vazhdojnë të jenë 6.429./Llapi.info