Lokale - eSIMy

Në Kosovë sot janë regjistruar edhe 234 raste të reja me koronavirus dhe katër raste të vdekjes, raporton Llapi.info.

Në njoftimin e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike thuhet se rastet e reja pozitive rezultojnë nga testimi i 1,057 mostrave.

“Brenda 24 orëve janë raportuar 4 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prizren 2 raste (90, 59 vjeç), Malishevë 1 rast (55 vjeç), Prishtinë 1 rast (89 vjeç)”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit të IKSHPK-së, sot në Podujevë janë konfirmuar katër raste pozitive. 3 prej tyre janë në qytet dhe një rast në fshatin Dobërdol.

Nurmri i përgjithshëm i të infektuarve me koronavirus në Kosovë ka arritur në 51.965. Prej tyre, 1.344 pacientë kanë humbur jetën.

Pacientë të shëruar janë 42.635 – prej tyre 420 në 24-orëshin e fundit, derisa raste aktive me koronavirus aktualisht janë 7.986 ./Llapi.info