Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë ka bërë të ditur se sot janë konfirmuar edhe 22 raste të reja me koronavirus në Komunën e Podujevës, raporton Llapi.info.

Me këtë shifër të fundit, aktualisht në Llap tashmë janë edhe 833 raste aktive. Gjatë 24 orëve të fundit nuk është raportuar asnjë viktimë.

Që nga fillimi i pandemisë, e deri më tani, numri i të infektuarve në Llap ka arritur në 7,100. Deri tash janë raportuar 84 viktima, kurse 6,193 pacientë janë shpallur të shëruar.

Ndërkohë, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë (IKSHPK), ka regjistruar sot edhe 368 raste të reja me virusin korona, pas testimit të 6.882 mostrave në laboratorët shtetërorë dhe privatë, raporton Llapi.info.

Siç ka njoftuar ky Institut, brenda 24-orëve janë raportuar 14 raste të vdekjes me COVID-19, derisa janë shëruar 1.382 pacientë.

Prej 13 marsit 2020, kur janë regjistruar rastet e para të infektimit, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar 155,396 pacientë me këtë virus. Prej tyre 2,859 kanë vdekur, kurse janë shëruar deri më sot 142,064. Në total numri i rasteve aktive është 13.473./Llapi.info