Kosovës të dielën i janë shtuar 215 raste të reja me koronavirus, pas testimit të 1.012 mostrave, raporton Llapi.info.
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHPK) ka njoftuar se brenda 24 orëve janë regjistruar 4 viktima, duke bërë kështu që numri i tyre të arrijë në 1.309.
“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Ferizaj 2 raste (70, 69 vjeç), Drenas 1 rast (52 vjeç) dhe Istog 1 rast (61 vjeç)”, ka njoftuar IKSHPK.
IKSHPK ka bërë të ditur se në 24-orët e fundit në Komunën e Podujevës janë regjistruar 3 raste pozitive me COVID-19. Dy raste janë në qytet dhe një rast në fshatin Dyz.
Sipas të dhënave të këtij Instituti të dielën janë regjistruar edhe 428 raste që kanë mposhtur virusin, derisa raste aktive aktualisht janë 9.749.
Prej 13 marsit, kur janë regjistruar rastet e para me koronavirus në Kosovë, autoritetet shëndetësore kanë raportuar për 50.620 të prekur nga sëmundja Covid-19, që shkakton koronavirusi. Prej tyre 1.309 pacientë kanë vdekur./Llapi.info






