Në Kosovë janë konfirmuar edhe 213 raste të reja me COVID-19, pas testimit të 494 mostrave, raporton Llapi.info.
Sipas IKSHPK-së, gjatë 24-orëve të fundit në Kosovë kanë vdekur edhe gjashtë pacientë që kanë qenë të prekur me koronavirus, duke bërë kështu që numri i viktimave të arrijë në 164.
Siç ka njoftuar Instituti, 12 raste të reja me COVID-19 janë nga Komuna e Podujevës.
“Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 80 raste, komuna Prizren 17 raste, komuna Ferizaj 15 raste, komuna komuna Gjilan 14 raste, komuna Podujevë 12 raste, komuna Drenas 11 raste, komuna Fushë Kosovë 9 raste, komuna Mitrovicë 7 raste, komuna Suharekë 7 raste, komuna Lipjan 6 raste, komuna Pejë 6 raste, komuna Viti 6 raste, komuna Vushtrri 5 raste, komuna Skenderaj 4 raste, komuna Deçan 3 raste, komuna Malishevë 3 raste, kurse nga 2 raste komunat: Dragash, Kamenicë, Klinë dhe nga 1 rast Obiliq dhe Shtime”, thuhet në njoftim.
Po ashtu, sot në Kosovë janë shëruar 109 pacientë, duke çuar në total numrin e tyre në 3.614.
Që prej shfaqjes së rasteve të para me koronavirus në Kosovë më 13 mars, numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 6.680. Ndërkaq, raste aktive, sipas të dhënave të IKSHPK-së janë 2.902./Llapi.info






