Lokale - eSIMy

Në Kosovë sot janë regjistruar edhe 206 raste të reja me koronavirus dhe 6 raste të vdekjes, raporton Llapi.info.

Në njoftimin e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike thuhet se rastet e reja pozitive rzultojnë nga testimi i 1,281 mostrave.

“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Fushë-Kosovë 2 raste (71, 74 vjeç), Prishtinë 2 raste (77, 72 vjeç), Mitrovicë 1 rast (74 vjeç), Prizren 1 rast (73 vjeç)”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit të IKSHPK-së, sot në Podujevë janë konfirmuar 18 raste pozitive. 7 prej tyre në qytet, 2 në fshatin Lluzhan, 2 në fshatin Gllmanik dhe me nga një rast në fshatrat; Dumnicë e Epërme, Kalaticë, Lupc i Poshtëm, Pakashticë e Poshtme, Sekiracë, Shakovicë dhe Surkish.

Nurmri i përgjithshëm i të infektuarve me koronavirus në Kosovë ka arritur në 53.982. Prej tyre, 1,383 pacientë kanë humbur jetën.

Pacientë të shëruar janë 46.648 – prej tyre 389 në 24-orëshin e kaluar, derisa raste aktive me koronavirus aktualisht janë 5.951./Llapi.info