Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka regjistruar edhe 205 raste të reja pozitive me koronavirus, pas testimit të 943 mostrave, raporton Llapi.info.
Brenda 24 orëve janë raportuar tre raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (1 rast Spitali i Përgjithshëm Pejë, Spitali i Përgjithshëm Prizren dhe Spitali i Përgjithshëm Gjakovë), duke bërë kështu që numri i viktimave të arrijë në 666.
Sipas ISKHPK-së, dy raste të reja nga qyteti i Podujevës
“Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 111 raste, komuna Gjilan 18 raste, komuna Gjakovë 13 raste, komuna Ferizaj 10 raste, komuna Pejë 10 raste, komuna Fushë Kosovë 6 raste, komuna e Lipjan 6 raste, komuna Obiliq 6 raste, komuna Kllokot 4 raste, komuna Prizren 4 raste, komuna Viti 3 raste, komuna Deçan 2 raste, komuna Drenas 2 raste, komuna Malishevë 2 raste, komuna Podujevë 2 raste, komuna Shtime 2 raste dhe me nga një rast komunat Graçanicë, Kamenicë, Rahovec dhe Skenderaj”, thuhet në njoftim.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 62 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 15.150 raste.
Marrë parasysh në të dhënat e fundit, që prej shfaqjes së rasteve të para me koronavirus në Kosovë më 13 mars, numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 18.148. Ndërkaq, raste aktive, sipas të dhënave të IKSHPK-së janë 2.332./Llapi.info