Lokale - eSIMy

521 mostra janë testuar në 24-orët e fundit në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës, prej të cilave 205 kanë rezultuar pozitive për COVID-19, raporton Llapi.info.

Përgjatë 24 orëve, me këtë virus kanë vdekur 11 persona, duke e çuar numrin total të viktimave në 365.

Sipas njoftimit të IKSHPK-së, 12 raste me COVID-19 janë nga Komuna e Podujevës. Prej tyre, 8 janë në qytet dhe me nga një rast në fshatrat; Bradash, Sfeçël, Shajkoc dhe Dumnicë e Poshtme.

“Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 45 raste, komuna Gjilan 20 raste, komuna Ferizaj 17 raste, komuna Mitrovicë 16 raste, komuna Prizren 16 raste, komuna Pejë 12 raste, komuna Podujevë 12 raste, komuna Gjakovë 7 raste, komuna Fushë Kosovë 6 raste, komuna Lipjan 6 raste, komuna Viti 6 raste, komuna Vushtrri 6 raste, komuna Drenas 5 raste, komuna Kaçanik 5 raste, komuna Obiliq 5 raste, komuna Malishevë 4 raste, komuna Rahovec 4 raste, komuna Skenderaj 4 raste, komuna Istog 3 raste, komuna Suharekë 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan, Kamenicë, Klinë dhe Shtërpce”, thuhet në njoftim.

Sipas të dhënave të këtij Instituti të mërkurën janë regjistruar edhe 163 raste që kanë mposhtur virusin, derisa raste aktive aktualisht janë 4,019.

Prej 13 marsit, kur janë regjistruar rastet e para me koronavirus në Kosovë, autoritetet shëndetësore kanë raportuar për 10,795 të prekur nga sëmundja Covid-19, që shkakton koronavirusi./Llapi.info