Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës ka njoftuar se të shtunën janë regjistruar edhe 203 raste të reja me koronavirus, pas testimit të 419 mostrave të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, raporton Llapi.info.
Sipas njoftimit të lëshuar nga ky Institut, tetë raste të reja janë nga Komuna e Podujevës.
“Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 75 raste, komuna Gjilan 28 raste, komuna Ferizaj 21 raste, komuna Fushë Kosovë 11 raste, komuna Lipjan 11 raste, komuna Podujevë 8 raste, komuna Viti 6 raste, komuna Mitrovicë 6 raste, komuna Drenas 5 raste, komuna Kamenicë 4 raste, komuna Malishevë 4 raste, komuna Vushtrri 4 raste, komuna Skenderaj 4 raste, komuna Gjakovë 3 raste, komuna Shtime 3 raste, komuna Pejë 3 raste, komuna Obiliq 2 raste, komuna Rahovec 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Deçan, Prizren dhe Shtërpce”, thuhet në njoftim.
Katër persona kanë vdekur nga sëmundja që shkakton ky virus gjatë 24-orëve të fundit në Kosovë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 101.
Sipas njoftimit të IKSHPK-së, edhe 71 pacientë janë shëruar nga sëmundja, dukë bërë kështu që numri i të shëruarve të arrijë në 2,227.
Bazuar në të dhënat e fundit, që nga paraqitja e rasteve të para me koronavirus më 13 mars, janë konfirmuar gjithsej 4.715 raste pozitive. Prej tyre, 2,387 mbesin raste aktive./Llapi.info






