Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë (IKSHPK), ka regjistruar sot edhe 20 raste të reja me virusin korona, pas testimit të 1.891 mostrave në laboratorët shtetërorë dhe privatë, raporton Llapi.info.

Siç ka njoftuar ky Institut, brenda 24 orëve është raportuar një rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv, derisa janë shëruar 14 pacientë.

Prej 13 marsit 2020, kur janë regjistruar rastet e para të infektimit, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar 107,693 pacientë me këtë virus. Prej tyre 2,254 kanë vdekur, kurse janë shëruar deri më sot 105.274. Në total numri i rasteve aktive është 165./Llapi.info