Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovës ka njoftuar se gjatë 24-orëve të fundit janë regjistruar dy raste të reja me COVID-19 në rajonin e Podujevës, raporton Llapi.info.
Siç ka bërë të ditur IKSHPK, s’është konfirmuar asnjë viktimë me virusin korona, ndërkohë që janë shëruar 17 pacientë nga COVID-19.
Që nga fillimi i pandemisë, e deri më tani, numri i të infektuarve në Llap ka arritur në 7,224. Deri tash janë raportuar 93 viktima, kurse 6,957 pacientë janë shpallur të shëruar. Numri i rasteve aktive është175.
Ekipet mjekësore në Qendrën e Vaksinimit kanë administruar rreth 60 mijë doza të vaksinës kundër COVID-19 në Komunën e Podujevës./Llapi.info






