Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë (IKSHPK), ka regjistruar sot edhe 19 raste të reja me virusin korona, pas testimit të 2.267 mostrave në laboratorët shtetërorë dhe privatë, raporton Llapi.info.
Siç ka njoftuar ky Institut, brenda 24-orëve nuk është raportuar asnjë i rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv, derisa janë shëruar 7 pacientë. Rastet e reja janë nga Komunat: Prishtinë me 9 raste, Gjakovë 3 raste, Skenderaj 2 raste dhe nga një rast në; Ferizaj, Viti, Klinë, Lipjan dhe Junik.
Prej 13 marsit 2020, kur janë regjistruar rastet e para të infektimit, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar 107,973 pacientë me këtë virus. Prej tyre 2,265 kanë vdekur, kurse janë shëruar deri më sot 105.582. Në total numri i rasteve aktive është 126./Llapi.info






