Kosova ka regjistruar sot edhe 166 raste të reja me virusin korona, pas testimit të 1.056 mostrave, raporton Llapi.info.
Brenda 24 orëve janë raportuar dy raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (1 rast Klinikë Infektive dhe 1 rast Spitali Pejë).
Sipas njoftimit të IKSHPK-së, 11 raste të reja me COVID-19 janë nga Komuna e Podujevës. Me nga 3 raste në Sekiraçë dhe Gllamnik, 1 rast në qytet dhe me nga një rast në fshatrat; Balloc, Batllavë, Dumnicë e Epërme dhe Shajkoc.
“Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 86 raste, komuna Gjilan 13 raste, komuna Fushë Kosovë 11 raste, komuna Podujevë 11 raste, komuna Prizren 10 raste, komuna Suharekë 8 raste, komuna Deçan 4 raste, komuna Drenas 4 raste, komuna Pejë 4 raste, komuna Vushtrri 3 raste, komuna Kamenicë 2 raste, komuna Obiliq 2 raste, komuna Shtime 2 raste, komuna Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Ferizaj, Gjakovë, Malishevë dhe Mitrovicë”, thuhet në njoftim.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 55 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 15.034 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.062.
Bazuar në të dhënat e fundit, që prej shfaqjes së rasteve të para me koronavirus në Kosovë më 13 mars, numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 17.757./Llapi.info






