Kosova ka regjistruar sot edhe 148 raste të reja me virusin korona, pas testimit të 1028 mostrave, raporton Llapi.info.
Brenda 24 orëve nuk është raportuar asnjë rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.
Sipas njoftimit të IKSHPK-së, një rast i ri me COVID-19 është nga Komuna e Podujevës, gjegjësisht nga fshati Letanc.
“Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 66 raste, komuna Gjilan 14 raste, komuna Mitrovicë 14 raste, komuna Fushë Kosovë 10 raste, komuna Deçan 6 raste, komuna Drenas 6 raste, komuna Pejë 6 raste, komuna Prizren 5 raste, komuna Vushtrri 5 raste, komuna Lipjan 4 raste, komuna Ferizaj 2 raste, komuna Shtime 2 raste, komuna Skenderaj 2 raste, komuna Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Kamenicë, Malishevë, Novobërdë dhe Podujevë”, thuhet në njoftim.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 56 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 14.617 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.485.
Marrë parasysh në të dhënat e fundit, që prej shfaqjes së rasteve të para me koronavirus në Kosovë më 13 mars, numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 16.754./Llapi.info






