Lokale - eSIMy

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka resgjistruar edhe 142 raste të reja me virusin korona, pas testimit të 485 mostrave, raporton Llapi.info.

Sipas njoftimit të lëshuar nga IKSHPK-ja, gjashtë raste të reja janë nga Komuna e Podujevës.

Në 24-orët e fundit në Kosovë kanë humbur jetën 4 persona, të cilët kanë qenë të infektuar me koronavirus, duke bërë kështu që numri i viktimave të arrijë në 139.

“Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 47 raste, komuna Gjilan 13 raste, komuna Mitrovicë 12 raste, komuna Gjakovë 9 raste, komuna Vushtrri 9 raste, komuna Drenas 7 raste, komuna Podujevë 6 raste, komuna Fushë Kosovë 5 raste, komuna Lipjan 4 raste, komuna Viti 4 raste, komuna Pejë 3 raste, komuna Prizren 3 raste, komuna Skenderaj 3 raste, komuna Rahovec 3 raste, komuna Suharekë 3 raste, komuna Dragash 2 raste, komuna Kamenicë 2 raste, komuna Obiliq 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Deçan, Klinë, Malishevë, Shtime dhe Zveçan”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, sot në Kosovë janë shëruar 101 pacientë, duke çuar në total numrin e tyre në 3.069.

Marrë parasysh të dhënat e fundit, që prej shfaqjes së rasteve të para me koronavirus në Kosovë më 13 mars, numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 5.877. Ndërkaq, raste aktive, sipas të dhënave të IKSHPK-së janë 2.669./Llapi.info