Kosova ka regjistruar sot edhe 130 raste të reja me virusin korona, pas testimit të 818 mostrave, raporton Llapi.info.
Brenda 24 orëve është raportuar një rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (1 rast nga Spitali i Përgjithshëm, Gjilan), duke bërë kështu që numri i viktimave të arrijë në 657.
Sipas njoftimit të IKSHPK-së, tetë raste të reja me COVID-19 janë nga Komuna e Podujevës. 3 në qytet, 2 në fshatin Lupç i Poshtëm dhe me nga një rast në fshatrat; Herticë, Kunushec dhe Siboc i Epërm.
“Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 52 raste, komuna Gjilan 16 raste, komuna Mitrovicë 8 raste, komuna Podujevë 8 raste, komuna Prizren 6 raste, komuna Dragash 5 raste, komuna Fushë Kosovë 5 raste, komuna Gjakovë 5 raste, komuna Pejë 4 raste, komuna Vushtrri 4 raste, komuna Deçan 3 raste, komuna Ferizaj 3 raste, komuna Malishevë 3 raste, komuna Obiliq 2 raste, komuna Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Istog, Lipjan, Skenderaj dhe Suharekë”, thuhet në njoftim.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 71 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 14.787 raste.
Bazuar në të dhënat e fundit, që prej shfaqjes së rasteve të para me koronavirus në Kosovë më 13 mars, numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 17.139./Llapi.info






