Shifra rekorde me virusin korona janë konfirmuar sot në Kosovë. Sipas IKSHPK-së, vetëm në 24 orët e fundit 129 persona janë konfirmuar me koronavirus, raporton Llapi.info.
“Rastet pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 46 (sipas vendbanimit: 45 raste Prishtinë dhe 1 rast Hajvali), komuna e Prizrenit 18 raste (sipas vendbanimit: 15 raste Prizren, 1 rast Mazrek, 1 rast Reçan dhe 1 rast Romajë), komuna e Vushtrrisë 15 raste (sipas vendbanimit: 10 raste Vushtrri, 3 raste Akrashticë, 1 rast Begaj dhe 1 rast Maxhunaj), komuna e Rahovecit 9 raste (sipas vendbanimit: 8 raste Rahovec dhe 1 rast Ratkoc), komuna e Pejës 8 raste (sipas vendbanimit: 7 raste Pejë dhe 1 rast Buqan), komuna e Vitisë 6 raste (sipas vendbanimit: 3 raste Skifteraj, 1 rast Pozharan, 1 rast Zhiti dhe 1 rast Sllatinë e epërme), komuna e Gjakovës 6 raste (sipas vendbanimit: 4 raste Rogovë, 1 rast Gjakovë dhe 1 rast Mejë), komuna e Lipjanit 5 raste (sipas vendbanimit: 4 raste Lipjan dhe 1 rast Rufc i ri), komuna e Drenasit 3 raste (sipas vendbanimit: 2 raste Sankoc dhe 1 rast Fushticë e poshtme), komuna e Fushë Kosovës 3 raste (sipas vendbanimit: 3 raste Fushë Kosovë), komuna e Ferizajit 2 raste (sipas vendbanimit: 1 rast Komogllavë dhe 1 rast Ferizaj) dhe me nga 1 rast vendbanimet: Kmetovc-Gjilan, Glloboçicë-Dragash, Kaçanik, Mogillë-Kllokot, Mamushë, Milloshevë-Obiliq, Likoc-Skenderaj, Maqitevë-Suharekë”, thuhet në njoftim.
Krahas rasteve të reja, sot janë shëruar edhe 10 pacientë nga po i njëjti virus, duke bërë kështu që numri i të shëruarve të arrijë në 963.
Marrë parasysh të dhënat e fundit, deri më tani në Kosovë janë konfirmuar 1.615 raste pozitive me COVID-19. Prej tyre, 963 janë shëruar dhe 33 pacientë kanë ndërruar jetë./Llapi.info






