Insituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka regjistruar të mërkurën edhe 112 raste të reja me koronavirus, raporton Llapi.info.

Siç njofton IKSHPK, gjatë 24-orëve të fundit janë shënuar edhe gjashtë raste të vdekjeve, duke çuar në total numrin e viktimave në 539. Sipas njoftimit, një rast i ri me COVID-19 është nga qyteti i Podujevës.

“Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 36 raste, komuna Gjakovë 16 raste, komuna Gjilan 10 raste, komuna Pejë 7 raste, komuna Viti 5 raste, komuna Deçan 4 raste, komuna Drenas 4 raste, komuna Lipjan 4 raste, komuna Malishevë 4 raste, komuna Ferizaj 3 raste, komuna Mitrovicë 3 raste, komuna Skenderaj 3 raste, komuna Fushë Kosovë 2 raste, komuna Klinë 2 raste, komuna Suharekë 2 raste dhe me nga një rast komunat Kamenicë, Kllokot, Obiliq, Podujevë, Prizren, Rahovec dhe Vushtrri”, thuhet në njoftim.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 131 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 9.923.

Numri total i rasteve pozitive është 13.713 raste nga 52.157 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2./Llapi.info