Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka regjistruar sot edhe 117 raste të reja me koronavirus, pas testimit të 474 mostrave, raporton Llapi.info.
Gjatë 24-orëve të fundit, në Kosovë kanë humbur jetën edhe 5 pacientë të infektuar me COVID-19, duke çuar në total numrin e viktimave në 556.
“Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 36 raste, komuna Gjilan 21 raste, komuna Prizren 12 raste, komuna Pejë 9 raste, komuna Viti 9 raste, komuna Suharekë 5 raste, komuna Dragash 3 raste, komuna Kaçanik 3 raste, komuna Klinë 3 raste, komuna Drenas 2 raste, komuna Fushë Kosovë 2 raste, komuna Malishevë 2 raste, komuna Vushtrri 2 raste, dhe me nga një rast komunat Deçan, Ferizaj, Han i Elezit, Lipjan, Obiliq, Rahovec, Shtime dhe Skenderaj”, thuhet në njoftim.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 131 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 10.431 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.040.
Numri total i rasteve pozitive është 14.027 raste nga 53.554 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2./Llapi.info






