Kosova ka regjistruar të premten 104 raste të reja me virusin korona, pas testimit të 889 mostrave, raporton Llapi.info.
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHPK) ka njoftuar se brenda 24 orëve janë regjistruar dy viktima, duke bërë kështu që numri i tyre të arrijë në 652.
Sipas njoftimit të IKSHPK-së, tri raste të reja me COVID-19 janë nga Komuna e Podujevës. Një në qytet, një në fshatin Herticë dhe një Llapashticë të Epërme.
“Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 32 raste, komuna Pejë 11 raste, komuna Fushë Kosovë 8 raste, komuna Mitrovicë 8 raste, komuna Gjilan 5 raste, komuna Klinë 5 raste, komuna Skenderaj 4 raste, komuna Vushtrri 4 raste, komuna Gjakovë 3 raste, komuna Lipjan 3 raste, komuna Podujevë 3 raste, komuna Prizren 3 raste, komuna Deçan 2 raste, komuna Ferizaj 2 raste, komuna Malishevë 2 raste, komuna Suharekë 2 raste, komuna Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Dragash, Drenas, Hani i Elezit, Istog dhe Shtime”, thuhet në njoftim.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 42 pacientë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 14.561.
Marrë parasysh në të dhënat e fundit, që prej shfaqjes së rasteve të para me koronavirus në Kosovë më 13 mars, numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 16.606 . Ndërkaq, raste aktive, sipas të dhënave të IKSHPK-së janë 1.393./Llapi.info






