Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë (IKSHPK), ka regjistruar sot edhe 10 raste të reja me virusin korona, pas testimit të 1.848 mostrave në laboratorët shtetërorë dhe privatë, raporton Llapi.info.

Siç ka njoftuar ky Institut, brenda 24 orëve nuk është raportuar asnjë rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv, derisa janë shëruar 12 pacientë.

IKSHPK ka bërë të ditur edhe për 1 rast pozitiv me COVID-19 në rajonin e Podujevës.

Prej 13 marsit 2020, kur janë regjistruar rastet e para të infektimit, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar 107,512 pacientë me këtë virus. Prej tyre 2,246 kanë vdekur, kurse janë shëruar deri më sot 105.186. Në total numri i rasteve aktive është 184./Llapi.info