Të enjten, më 19 qershor 2025, në sheshin e qytetit në Podujevë, organizohet koncert festiv me rastin e 26-vjetorit të Çlirimit të Komunës sonë.

Në këtë mbrëmje të veçantë, qytetarët do të kenë mundësinë të festojnë së bashku me emrat më të njohur të muzikës shqipe, të cilët do të sjellin performancë këngë dedikuar kësaj dite: Ilir Shaqiri, Enkelejda Arifi, Kastriot Tusha, Selami Kolonja, Nikollë Nikprelaj, Hysni Alushi, Shoqëria Kulturore-Artistike “Zahir Pajaziti” dhe DJ Felix.

Koncerti fillon nga ora 19:00 dhe është i hapur për të gjithë. Ftojmë qytetarët të marrin pjesë!