Komuna e Podujevës ka shpërndarë gjatë ditës së sotme 42 krerë mëshqerrë për blegtorët llapjanë, njofton Llapi.info.

Siç thuhet në kumtesën komunale, përveç tyre, së shpejti pritet të shpërndahen edhe 28 krerë të tjera për përfituesit.

“Komuna e Podujevës ka shpërndarë sot në fazën e parë nga një mëshqerrë për 42 fermerë, së shpejti fillon edhe faza e dytë ku ndahen edhe 28 krerë për fermerët përfitues të këtij subvencioni.

Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural (DPBZHR) shpërndarjen e mëshqerrave për blegtorët llapjanë, e ka bërë në kuadër të programit të saj për mbështetje të sektorit të blegtorisë.

Gjatë shpërndarjes së mëshqerrave, për blegtorët përfitues, i pranishëm gjatë shpërndarjes ishte edhe Kryetari i Komunës, Shpejtim Bulliqi dhe drejtori i DPZHR, Vigan Salihu”, thuhet në njoftim.

Kryetari Bulliqi ka uruar blegtorët përfitues dhe u zotua për vazhdimin e përkrahjes për fermerët llapjanë edhe në sektorë të tjerë./Llapi.info

May be an image of 7 people, people standing and outdoors
May be an image of 3 people, animal and outdoors
May be an image of 9 people, people standing and outdoors