Lokale - eSIMy

Komuna e Podujevës ka anuluar aktivitetin e prokurimit për ndërtimin e shkollës në fshatin Obrançë, raporton Llapi.info.

Kështu është njoftuar në faqen zyrtare komunale, derisa nuk është bërë e ditur arsyeja pse është marrë ky vendim.

“Pezullohet aktiviteti i prokurimit me titull “Ndërtimi i shkollës në fshatin Obrancë”. Për hapat e tjerë lidhur me këtë aktivitet të prokurimit, me kohë do të jeni të informuar përmes platformës së prokurimit elektronik”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Për ndërtimin e kësaj shkolle, Komuna e Podujevës pritet të hapë një tender të ri.

Ndryshe, ndërtimi i një shkolle në fshatin Obrançë të Komunës së Podujevës ka qenë premtim elektoral i kryetarit të Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi. Përveç këtij fshati, Bulliqi pati premtuar ndërtimin e shkollave edhe në Dumosh dhe në Llugë./Llapi.info