Komuna e Podujevës ka publikuar emrat e personave që kanë aplikuar dhe që kanë arritur të jenë në listat për testim me shkrim, shkruan Llapi.info.
Sipas këtyre listave, 54 aplikantë janë për pozitën infermier/infermiere.
Kurse, 7 aplikantë janë për pozitën doktor i stomatologjisë.
Në njoftimin e komunës bëhet e ditur se testimi me shkrim do të bëhet me 5 shtator, në sallën e Kuvendit.
Duke klikuar në pjesën e hijezuar, mund t’i lexoni emrat e aplikantëve që kanë arritur të jenë në listat për testim me shkrim./Llapi.info






