Komuna e Podujevës ka nënshkruar kontratën me operatorin ekonomik për asfaltimin e rrugëve në fshatin Bajcinë dhe Revucë, shkruan Llapi.info.
Ky tender i ka kushtuar komunës së Podujevës 104 mijë e 911 euro.
Të njëjtin e ka fituar operatori ekonomik “Grup i Operatorëve Ekonomik Bujar Shabani B.I.; EL-BAU SH.P.K”, i cila ka ofruar edhe çmimin më të ulët për t’i kryer këto shërbime.
Për këtë tender kanë aplikuar katër operatorë ekonomikë./Llapi.info






