Komuna e Podujevës, nëpërmjet në komunikate për medie, ka bërë të ditur se testi PCR për mërgimtarë llapjanë mund të bëhet edhe në QKMF-në e Podujevës, raporton Llapi.info.
Sipas njoftimit, mërgimtarët mund të bëjnë testi në QKMF-Podujevë nga ora 08-00 deri në ora 10-00, çdo ditë, përveç të dielës.
“Njoftim i rëndësishëm për mërgimtarët tanë Të dashur mërgimtarë të komunës së Podujevës, ju të cilët keni me udhëtu drejt shteteve perëndimore dhe ju duhet testi PCR, tashmë mund ta bëni edhe në komunën tonë. Ju duhet të shkoni në QKMF-Podujevë dhe të jepni mostrat nga ora 08-00 deri në ora 10-00, çdo ditë përveç të dielës. Pastaj, rezultatin duhet ta merrni të nesërmen në IKPSHK, në Prishtinë. Ju falënderojmë për ardhjen dhe kontributin tuaj! Ju dëshirojmë rrugë të mbarë”, thuhet në njoftim./Llapi.info






