Komuna e Podujevës njofton qytetarët që nga data 13.09.2022 deri më 15.09.2022, Regjimenti i tretë i këmbësorisë, Kazerma “MINATORI” e sistemuar në Mitrovicë, sipas planit vjetor të punës do të mbaj disa ushtrime-trajnime, njofton kumtesa komunale, transmeton LLapi.info.

Zona e realizimit të këtij trajnimi do të jetë Komuna e Podujevës, saktësisht pjesa malore e Mitrovicës që lidhet me Podujevë deri në fshatin Koliq.

Duke pasur parasysh natyrën e këtij trajnimi, njoftojmë qytetarët se gjatë ditëve sa do të zgjatë trajnimi do të ketë lëvizje të shtuar të personelit dhe automjeteve ushtarake në këtë zonë ditën dhe natën./Llapi.info