Lokale - eSIMy

Drejtori i Arsimit në komunën e Podujevës, Avni Fetahu, dje ka deklaruar se nga sot do të nis viti i ri shkollor në këtë komunë, raporton Llapi.info.

Mësimi, siç pati thënë ai, do të niste në të gjitha shkollat e kësaj komune. Mirëpo një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

Zëdhënësi i komunës së Podujevës, Fatri Zhitia, ka thënë se pjesë më e madhe e mësimdhënësve po vazhdojnë grevën.

“Në disa shkolla pjesërisht është duke u mbajtur mësimi, por një pjesë e konsiderueshme e mësimdhënësve në shkollat e komunës së Podujevës janë duke e vazhduar grevën të nisur ditë më parë”, ka thënë Zhitia për Llapi.info.

Gjatë ditës së djeshme, i pari i Arsimit në Podujevë, Avni Fetahu, ka thënë se mësimdhënësit, sipas tij, kanë dëshmuar vullnetin e tyre për nisjen e procesit mësimor.

“I përshëndes vendimet e shkollave të Komunës sonë që nga nesër të fillojnë me procesin mësimor dhe shpërndarjen e librave për nxënësit nga klasa e parë deri në klasën e nëntë.  Përmes këtij vendimi për t’ju kthyer procesit mësimor, mësimdhënësit tanë kanë dëshmuar vullnetin e tyre të sinqertë në kryerjen e misionit të tyre fisnik në edukimin e gjeneratave të reja.  Na priftë e mbara”, pati shkruar ai në Facebook, të dielën.

Njoftimin e tij e demantoi kryetari i Sindikatës së Arsimit në Podujevë, Fadil Halimi. Ky i fundit ka thënë se greva do vijojë.

Madje, thuajse të gjitha shkollat e kësaj komune, nëpërmjet postumeve në Facebook, kanë kërkuar nga prindërit që t’i çojnë në shkolla fëmijët qysh sot.

Në anën tjetër, kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharah, ka deklaruar sot se greva në Arsim po vazhdon dhe si e tillë nuk do të përfundoj derisa të ketë një marrëveshje ndërmjet tyre dhe Qeverisë./Llapi.info

Njoftimet më poshtë: