Lokale - eSIMy

Komuna e Podujevës, konkretisht Drejtoria për Bujqësi, ka shpallur një konkurs për punëtor, shkruan Llapi.info.

Në njoftimin e dhënë në faqen komunale, bëhet ditur se konkursi është hapur për pozitën roje pylli.

Afati për paraqitjen e aplikacioneve është tetë ditë, nga data 05.04.2023 – deri më 12.04.2023.

Kërkesat me dokumente të kompletuara dorëzohen në Qendrën e Shërbimit për Qytetarë.

Për çdo informatë plotësuese mund të kontaktoni me Zyrën e Personelit, në këtë numër të telefonit 038 200 41-014

Duke klikuar KËTU, mund t’i lexoni të plota kushtet dhe kriteret për këtë konkurs.

 

 

/Llapi.info