Komuna e Podujevës ka publikuar pamjet nga punimet e shtirjes së rrjetit të ujësjellësit për rezervuarin e qytetit, shkruan Llapi.info.
Në një postim në Facebook, Komuna thotë se ky projekt do ta zgjidh në masë të madhe furnizimin me ujë të pijshëm për qytetarët llapjanë.
“Drejtori i Shërbimeve Publike, Bahri Selimi, bashkë më inxhinierin e KRU “Prishtina” sh.a. Fevzi Jetullahun, kanë inspektuar sot punimet në shtrirjen e rrjetit të ujësjellësit për rezervuarin e qytetit. Rezervuari në linjën HDPE OD 450 mm me një gjatësi prej 2 km, do të zgjidhë në masë të madhe furnizimin me ujë të pijshëm për qytetarët e Podujevës. Dinamika e punimeve është rreth 250 m në ditë dhe si e tillë pritet të finalizohet shumë shpejt. Shuma totale e projektit është rreth 250 mijë euro dhe financohet nga Zyra Zvicrane”, thuhet në njoftim./Llapi.info