Lokale - eSIMy

Komuna e Podujevës  ka hapur edhe zyrtarisht tenderin për të realizuar analizën e fizibilitet të Parkut Industrial, raporton Llapi.info.

Sipas kontratës të publikuar, për këtë Komuna ka ndarë 7 mijë euro, si vlerë të parashikuar për kontratë.

Kohëzgjatja e kësaj kontrate, nëpërmjet së cilës bëhet kjo analizë, në njoftim thuhet se është 30 ditë.

Studimi i fizibilitetit përmban gjendja aktuale, përshkrimin e idesë së projektit, qëllimet, objektivat, arsyeshmëria ekonomike dhe metodologjia e punës.

Operatorët ekonomik të interesuar për të realizuar këtë analizë fizibiliteti, komuna ka caktuar datën 8 mars 2022 se deri kur munden t’i dërgojnë ofertat e tyre.

“Operatorët ekonomikë do të kenë të drejtë të dorëzojnë tenderin, kërkesën për pjesëmarrje dhe dokumentet e tjera të nevojshme apo dosjet të cilat u lejohen gjatë kryerjes së një aktiviteti të prokurimit në gjuhën Shqipe, Serbe dhe Angleze”, thuhet në njoftim./Llapi.info