Komuna e Podujevës ka apeluar te qytetarët që t’i lidhin kontratat për menaxhimin e mbeturinave, njofton Llapi.info.
Sipas njoftimit të Komunës, nëse kjo nuk ndodhë deri më 1 gusht, do të merren masa ligjore.
“Me qëllim të mbrojtës së ambientit dhe ruajtjes së shëndetit, Komuna e Podujevës do ta zbatojë Rregulloren për Menaxhim të Mbeturinave, në të cilën, sipas pikës 1 të nenit 6 thuhet “Çdo gjenerues i mbeturinave është i obliguar të përfshihet në sistemin e menaxhimit të mbeturinave”. Komuna e Podujevës, apelon te qytetarët që deri me 01 gusht 2020 të lidhin kontrata çdo amvisëri me kompanitë për menaxhim të mbeturinave KRM “Pastrimi” ose “Natyra” shpk, varësisht se cila kompani vepron në vendbanimin e tyre. Pas datës 01 gusht 2020 komuna do të ndërmarr masa ligjore ndaj të gjithë atyre që nuk do të kenë kontrata të lidhura me njërën nga kompanitë për menaxhimin e mbeturinave”, thuhet në njoftimin e Komunës./Llapi.info