Lokale - eSIMy

Janë nënshkruar kontratat mes Komunës së Podujevës dhe fermerët që kanë përfituar subvencione nga Komuna për ndërtimin e serrave, njofton Llapi.info

Drejtori i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në Komunën e Podujevës, Vezir Januzi përmes një postimi në ‘Facebook’ ka thënë se pas kësaj marrëveshje, fermerët marrin përgjegjësi për t’i shfrytëzuar ato në afatet kohore.

“Pas përfundimit me sukses të ndërtimit të 100 serrave për fermerët llapjanë, sot me nje ceremoni solemne filluam nënshkrimin e kontratave me përfituesit e tyre. Përmes kësaj marrveshje fermerët marrin përgjegjësi të qarta për t’i shfrytëzuar dhe afate kohore për t’i punuar ato. Ndërsa, kjo kontratë parasheh edhe sanksione në rast të keqpërdorimit eventual të tyre. Komisioni i ngritir nga DBPZHR në Podujevë do të jetë në teren për ta mbikqyrur këtë proces”, ka shkruar Januzi./Llapi.info

Image may contain: 13 people, people standing and indoor

Image may contain: 2 people, indoor

Image may contain: 1 person, indoor

Image may contain: 1 person, suit and indoor