Komuna e Podujevës ka marrë vendim që të ndaloj përdorimin e mjeteve piroteknike në sheshe, rrugë, tregje dhe hapësira tjera publike, njofton Llapi.info.
Sipas urdhëresës së lëshuar nga Komuna, e njëjta vlen për periudhën 22 dhjetor 2021 deri më 03 janar 2022.
“Bazar në kompetencat e tij, kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka nxjerrë urdhëresë për ndalimin e përdorimit të mjeteve piroteknike në sheshe, rrugë, tregje dhe hapësira tjera publike në territorin e Komunës së Podujevës. Kjo urdhëresë vlen për periudhën 22 dhjetor 2021 deri më 03 janar 2022. Personat të cilët veprojnë në kundërshtim me dispozitat e kësaj urdhërese do të gjobiten në përputhje me rregullativën ligjore në fuqi. Për zbatimin e kësaj urdhërese kujdeset Drejtoria e Inspeksionit”, thuhet në urdhëresën e lëshuar nga Komuna e Podujevës./Llapi.info






