Lokale - eSIMy

Komuna e Podujevës, konkretisht komisioni, ka shqyrtuar ankesat e studentëve për përfituesit e bursave, shkruan Llapi.info.

Sipas kësaj, komuna e Podujevës ka përfshirë në listën e përfituesve edhe tre studentë.

“Ky vendim është përfundimtar në procedurë administrative. Ndaj këtij vendimi mund të iniciohet konflikt administrativ në Gjykatën kompetente, brenda afatit prej 30 ditësh nga disa e njoftimi”, thuhet në vendim.

Ndryshe, ditë më parë, Komuna e Podujevës ka publikuar listat e studentëve që kanë përfituar bursa. Kësaj radhe, përfitues janë rreth 280 studentë./Llapi.info

Vendimi i plotë: