Lokale - eSIMy

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka thënë se bujqit që merren me mjedra do t’u bëhet pagesa me nga 980 euro të hënën, shkrua Llapi.info.

Këto komente, kreu i Podujevës i ka bërë gjatë vizitës së bërë fermerit Shaip Isufi në fshatin Llapashticë.

Postimi i tij: 

Me drejtorin e Bujqësisë, Fatmir Rudari kemi vizituar fermerin Shaip Isufi nga fshati Llapashticë, i cili është njëri prej 40 përfituesve me nga 1400 fidane të mjedrës nga Komuna e Podujevës.

Ne kemi filluar ekzekutimin e pagesave me nga 980 euro për 40 fermerët përfitues, ku të gjithë fermerët përfitues mjetet financiare do t’i kenë në llogaritë bankare të hënen pasdite.

Ne do të vazhdojmë mbështetjen për bujqit e vyer llapjanë!