Komuna e Podujevës ka lëshuar sërish një njoftim për qytetarët llapjanë që kanë pësuar dëme nga vërshimet e fundit, shkruan Llapi.info.
Në njoftim është bërë e ditur se kërkesat për kompensim të dëmeve pranohen deri më datën 31.01.2023 (e martë), në orën 16:00.
Njoftimi i plotë:
Njoftohen të gjithë qytetarët e Komunës së Podujevës të cilët janë prekur nga vërshimet që kërkesat për kompenzim të dëmeve pranohen deri më datën 31.01.2023 (e martë), në orën 16:00.
Kërkesat për evidentim të dëmeve bëhen tek zyra për shërbim me qytetarë në katin përdhes.
Pas këtij afati Komisioni për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore në Komunën e Podujevës nuk do t’i pranoj kërkesat.
/Llapi.info






