Komuna e Podujevës ka anuluar një projekt për beltarët llapjanët, shkruan Llapi.info.

Sipas faqes komunale, është anuluar procedura e prokurimit për furnizimin me shoqëri bletësh dhe koshere.

“Ky aktivitet i prokurimit anulohet për arsye se çmimi i ofruar nga Operatori Ekonomik është i papërballueshëm për Autoritetin Kontraktues”, thuhet në njoftim.

Komuna pritet t’i hapë sërish tenderin për këtë projekt, por nuk dihet se kur do të nis procedura./Llapi.info.