Komuna e Podujevës ka bërë të ditur se do të mbahet një takim me fermerët llapjanë.
Sipas njoftimit, pjesëmarrës në takim do të jenë Kryetari i Komunës, Shpejtim Bulliqi dhe Drejtoresha e Bujqësisë, Pylltarisë, Lirie Hoti.
Njoftimi i plotë:
Drejtoria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, organizon takim me fermerë dhe sipërmarrës të bujqësisë për të identifikuar nevojat dhe kërkesat e fermerëve, si dhe për t’i informuar më shumë rreth projekteve të planifikuara nga DBPZHR për vitin 2024.
Takimi mbahet të premten, nga ora 10:00, me datë 17.11.2023, në sallën e kuvendit komunal.
Pjesëmarrës në takim do të jenë Kryetari i Komunës, Shpejtim Bulliqi dhe Drejtoresha e Bujqësisë, Pylltarisë, Lirie Hoti.
Ftohen fermerët dhe qytetarët e interesuar për pjesëmarrje!
/






