Komuna e Podujevës ka njoftuar se nesër do të nis faza e dytë e dezinsektimit të hapësirave përreth lumenjve, shkruan Llapi.info.

Kurse, sipas njoftimit, dezinsektimi i hapësirave të jashtme fillon nga data 29.07.2022 deri më datën 01.08.2022.

Njoftimi i plotë:

Njoftojmë të gjithë qytetarët e Komunës së Podujevës se nga data 29.07.2022, Komuna e Podujevës, përmes kontraktuesit të saj, do të fillojë fazën e dytë të dezinsektimit të hapësirave përreth lumenjëve, Llap dhe Dumnicë.

Dezinsektimi i hapësirave të jashtme bëhet me qëllim të zvogëlimit të numrit të rritur të insketeve fluturuese si masë parandaluse për perhapjen e sëmundjeve infektive, ku bartës janë insektet e ndryshme.

Dezinsektimi i hapësirave të jashtme fillon nga data 29.07.2022 deri më datën 01.08.2022.

Për shkak të kërkesave të shumta të qytetarëve dezinsektimi i qytetit dhe parqeve kryhet me datë 30.07.2022 dhe fillon prej orës 20:30.

Më datën 29.07.2022- dezinsektimi rreth lumit Llap, pjesa e qytetit Podujevë dhe fshatrat Peran, Bajçinë, Dobërdol.

Më datën 30.07.2022 -dezinsektimi rreth lumit Llap, pjesa e qytetit, Podujevë dhe fshatrat Sekiraçë Gllamnik, Siboc i Epërm, Penuhë.

Më datën 31.07.2022- dezinsektimi rreth lumit Llap, Llugë, Lluzhan, Shakovicë dhe Lupç i Poshtëm.

Më datën 01.08.2022 – dezinsektimi rreth lumit , në fshatrat Sfeçël, Dumosh, Siboc i Poshtëm, Llugë dhe Bellopojë.

Dezinsektimi përreth lumenjve fillon nga ora 08:00 në mëngjes, kurse dezinsektimi i qytetit, rrugëve, rrugicave dhe parqeve fillon nga ora 20:30 (Gjatë kësaj periudhe lusim qytetarët që të mbajnë dritaret e mbyllura në mënyrë që gjatë dezinsektimit të qytetit të mos futen insektet brenda hapësirave të banimit, në rast të përkeqësimit të kushteve).

Me këtë rast njoftojmë Shoqatat e Bletarëve dhe pronarët e bletëve se ditëve të lartëpërmendura të mos i lëshojnë bletët për kullosë dhe të njejtat t’i mbyllin për shkak të kujdesit dhe dëmeve eventuale që mund t’u shkaktohen bletëve të tyre.

Nr. kontaktues per informacione:
044-221-641 044-703-087