Komuna e Podujevës ka njoftuar se Driton Veliu nuk do të jetë më drejtor i Shëndetësisë në këtë komunë, shkruan Llapi.info.

Siç njofton komuna, Veliu ka ofruar vetë dorëheqjen nga ky post, derisa komuna thotë se nuk do të ketë largime tjera.

“Duam të njoftojmë opinionin publik dhe mediat se drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Driton Veliu ka ofruar dorëheqjen e tij nga detyra e drejtorit. Ndërsa, lajmet tjera që po qarkullojnë në rrjete sociale për shkarkimin apo dorëheqjet e zyrtarëve të tjerë janë spekulime dhe të pavërteta”, thuhet në kumtesë.

Veliu i ka dalë në mbrojtje të shkarkuarit nga Bulliqi, Besnik Mulliqit.

Gjatë ditës së djeshme, Besnik Mulliqi është shkarkuar nga pozita e Drejtori të Inspektoratit.

Këtë vendim e ka quajtur skandaloz, pasi që siç ka thënë ai, i njëjti është marrë menjëherë pas rrënimeve pa leje në fshatin Orllan.

Këto akuza i ka mohuar Komuna e Podujevës, duke shtuar se pikërisht Mulliqi, sipas reagimit, ka lejuar të rëndohet situata me ndërtime pa leje buzë liqenit të Batllavës./Llapi.info