Kryetari i Komunës, Shpejtim Bulliqi priti në takim Kryeshefen Ekzekutive të Postës së Kosovës, Nora Rraci, me të cilën diskutuan për çështje të ndryshme që ndërlidhen me kompetencat e të dyja palëve, nga ofrimi dhe funksionimi i shërbimeve të postës në territorin e Komunës së Podujevës e çështje të tjera, njofton kumtesa, transmeton Llapi.info.
Në këtë takim kryetari Bulliqi dhe kryeshefja Rraci u dakorduan për nënshkrimin e një memorandumi të bashkëpunimit që të bëhet shpërndarja e faturave të tatimit në pronë përmes Postës së Kosovës tek qytetarët llapjanë.
Përmes këtij memorandumi synohet që Komuna e Podujevës të informojë qytetarët për borgjet e tatimit në pronë, ndërsa Posta e Kosovës do të kompenzohet nga komuna për shërbimin e ofruar.
Kryetari Bulliqi theksoi që komuna do të vazhdojë bashkëpunimin dhe përkrahjen ndaj ndërmarrjeve publike, gjë e cila tani edhe është dëshmuar me lëshimin e hapësirës brenda objektit të komunës për PK, me qëllim të shtrirjes dhe ofrimit të shërbimeve për qytetarët llapjanë.
/Llapi.info






