Lokale - eSIMy

Në kuadër të marrëveshjes së nënshkruar javë më parë mes Komunës së Podujevës, saktësisht nga Drejtoria për Planifikim dhe Zhvillim Ekonomik dhe Agjencioni për Zhvillim Rajonal sot u bë shpërndarja e pajisjeve të projektit “Përkrahja dhe fuqizimi i grave në agrikulturë”, njofton kumtesa komunale, transmeton Llapi.info.

Në ceremoni të shpërndarjes mori pjesë kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi dhe drejtoresha ekzekutive e AZHR-së, Mrika Gashi.

Furnizimi i pajisijeve ka për qëllim të realizimit të këtij projekti dhe fuqizimin ekonomik të grave të komunës së Podujevës, angazhimin në fushën e bujqësisë, blegtorisë dhe agrikulturës në përgjithësi.

Vlera totale e ndarë për këto grante është 16500 euro, ndërsa vlera e një granti do te jetë nga 1000-1500 euro në të cilin përfshihen pajisje për punë.

Kryetari Bulliqi uroi të gjithë gratë përfituese duke ju uruar punë të mbarë, dhe njëkohësisht u zotua që Komuna do të vazhdojë t’i përkrah ato edhe në të ardhmen me qëllim të fuqizimit të tyre.

Kryetari Bulliqi falëndëroi edhe drejtoreshën ekzekutive e AZHR-së, Mrika Gashi, duke shprehur gatishmërinë për bashkëpunim edhe në projektet e radhës./Llapi.info