Lokale - eSIMy

Komuna e Podujevës ka nisur procedurat e prokurimit për dekorimin e qytetit për festat e fundvitit, shkruan Llapi.info.

Ani pse është bërë thirrje që të kursehet energjia elektrike, kjo komunë tashmë ka ndarë mijëra euro për dekorim.

Për këtë, Podujeva ka parashikuar të nënshkruajë kontratë në vlerë deri 20 mijë euro, me kohëzgjatje të kontratës deri 15 ditë.

Në këtë tender, parashihet të bëhet furnizimi dhe montimi i dy bredhave artificial me konstruksion metalik, i mbuluar me degë montuese në formë bredhi natyral.

Sipas tenderit, gjatësia e bredhit duhet të jetë 10 metra, diametri në fund të bredhit 3.7 metra, ndërsa kyçja e bredhit në rrjet elektrik të jetë 10 metra.

Duke klikuar KËTU mund ta shikoni të plotë tenderin./Llapi.info