Komuna e Podujevës, do të organizojë diskutim publik me qytetarë, për të caktuar mënyrën se si duhet të bëhet rregullorja për kushtet, kriteret dhe procedurat e ndarjes së subvencioneve, raporton
Diskutimi publik zgjatë prej datës 04 mars 2022 deri me 04 prill 2022, periudhë brenda të cilës drejtoritë përkatëse organizojnë diskutime të ndryshme publike.
Ndërsa, debati publik me qytetarë mbahet me 22 mars 2022 duke filluar nga ora 16:00, në sallën e mbledhjeve të kuvendit në ndërtesën e re të Komunës.
Njoftimi i plotë i Komunës së Podujevës:
VENDIM PËR VËNIE NË DISKUTIM PUBLIK TË PROPOZIM RREGULLORES PËR KUSHTET KRITERET DHE PROCEDURAT E NDARJES SË SUBVENCIONEVE
Diskutimi publik zgjatë prej datës 04 mars 2022 deri me 04 prill 2022, periudhë brenda të cilës drejtoritë përkatëse organizojnë diskutime të ndryshme publike, kurse debati publik me qytetarë mbahet me 22 mars 2022 duke filluar nga ora 16:00, në sallën e mbledhjeve të kuvendit në ndërtesën e re të Komunës.
Gjatë periudhës një mujore sa zgjatë debati publik, propozimet, sygjerimet dhe vërejtjet mund të paraqiten edhe me shkrim në Zyren për Marrëdhënie me Publikun dhe Informim (ZMPI) nr. 54 dhe në formë elektronike në e-mail adresën liridona.rrahmani@rks-gov.net
Në linkun e mëposhtëm mund ta gjeni Propozim rregulloren;
https://kk.rks-gov.net/…/6.Vendim-per-venie-ne-diskutim…
Podujevë, 11.03.2022
Zyra për Marrëdhënie me Publikun dhe Informim






