Komuna e Podujevës, i ka ftuar të gjithë personat që dëshirojnë të marrin leje për shfrytëzimin të hapësirave publike, që të aplikojnë, raporton Llapi.info.
Bizneset të cilat dëshirojnë t’i shfrytëzojnë hapësirat publike për vendosje të tavolinave dhe karrigeve ose personat tjerë që dëshirojnë që t’i vendosin reklamat në hapësirat publike, të aplikojnë deri më datën: 15.04.2022.
“Njoftohen të gjithë pronarët e bizneseve, të cilët i shfrytëzojnë hapësirat publike për vendosjen e tavolinave shërbyese para lokaleve të tyre, dhe të gjithë të interesuarit tjerë për shfrytëzim të përkohshëm të hapësirave publike në qytet, duke përfshirë edhe reklamat, të paraqesin kërkesën për marrje të lejeve ne SHPMSH”, thuhet në njoftimin e Komunës së Podujevës.
“Kërkesës i bashkëngjitet: Certifikata e biznesit, skica me dimensionet e hapësirës për shfrytëzim, qëllimi dhe periudha e shfrytëzimit të hapësirës (shënohet në kërkesë) dhe kopja e letërnjoftimit”.
Kërkesat dorëzohën në Administratën komunale, përkatësisht në Qendrën për Shërbim të Qytetarëve.






