Komuna e Podujevës ka marrë vendim që të lëshojë parkingun për mërgimtarët llapjanë, shkruan Llapi.info.
Kështu ka njoftuar komuna e Podujevës, në një njoftim në faqen e Facebook-it.
Më poshtë njoftimi:
Kryetari i Komunës, Shpejtim Bulliqi ka marrë vendim që nga data 15 korrik deri më 31 gusht, pjesa e përparme e parkingut të komunës do t’ju lëshohet në shfrytëzim për automjetet e bashkatdhetarëve(me targa të huaja) që gjenden për pushime në Kosovë.
Parkingun mund ta shfrytëzoni gjatë 24h.
Mirë se vini në atdheun tuaj dhe ju dëshirojmë pushime të këndshme!